Konfliktet mes motrave në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëra-tjetrës. Ato madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një vajzë në Prishtinë, e cila ka denoncuar motrën e saj për dhunë.
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e 24-vjeçares, motra e saj pas një konflikti verbal e ka sulmuar fizikisht duke e kapur për flokësh e më pas e ka kërcënuar me thikë.
Njësitë policore i kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarës, pasi që ajo menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.
Prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.