Jo rrallëherë konfliktet mes anëtarëve të një familje eskalojnë në sulme brutale e kërcënime serioze. Policia ka intervenuar në shumë raste të tilla, ku të përfshirë kanë qenë motrat, vëllezërit, baballarët e familjarët e tjerë.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Rahovec, ku babai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 25-vjeçar.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se i riu ka shitur automjetin e babait të tij, pa e lajmëruar dhe pa marrë leje.
Kjo si duket e ka nervozuar tej mase 55-vjeçarin, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
Si rezultat i denoncimit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.