Arsenali ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 37 në Premier Ligë, duke zyrtarizuar Man Cityn si kampion në këtë sezon.
‘Topçinjtë’ u mposhtën 1:0 nga Nottingham.
Kjo humbje shokuese e Arsenalit i siguroi titullin kampion Manchester Cityt.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Awoniyi.
Ai realizoi në minutën e 19’ të ndeshjes.
Arsenali nuk arritën të bëjnë asgjë në këtë takim, duke pësuar kështu humbjen e dytë me radhë.
Me këtë humbje Arsenali mban vendin e dytë, me 81 pikë, Nottingham siguron mbijetesën, duke u pozicionuar në vendin e 16 me 37 pikë.