I arrestuar 5 herë brenda pak muajve për drogë, pranga shqiptarit në Itali

I arrestuar 5 herë brenda pak muajve për drogë, pranga shqiptarit në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar pesë herë brenda shtatë muajve për trafik droge në Itali.

Mësohet se shqiptari i mbrojtur nga avokati Marco Bosco, është futur sërish në telashe, edhe këtë herë për çështjes të trafikut të drogës.

Ditën e djeshme agjentët u paraqitën në derën e shtëpisë së tij dhe ekzekutuan një urdhër për kontrollin e banesës, ndërkohë u ndalua dhe një i afërm i shqiptarit, i cili tentoi që të fshihte tre doza kokainë.

Gjatë kontrolleve në banesë, të riut iu gjet një sasi droge si dhe 1500 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga shitja e drogës.

Related Articles