Ballkani edhe matematikisht është kampion i edicionit 2022/2023 në Superligën e Kosovës në futboll.
“Portokallezinjtë” e mbrojtën titullin e më të mirit një xhiro para fundit të kampionatit, falë fitores 2:0 kundër Ferizajt dhe njëherit humbjes së Dritës 0:1 nga Malisheva.
Ky sukses natyrisht do të festohet në mënyrë të organizuar në qytetin e Suharekës.
Ballkani njoftoi se të dielën, më 28 maj, kur edhe zhvillohet xhiro e fundit do të organizojnë një koncert për të festuar suksesin e arritur.
Të besuarit e Ilir Dajës përballen me Gjilanin në udhëtim në javën e fundit.
Ky është trofeu i dytë i kampionit në historinë e klubit të Ballkanit.