Një dramë televizive nga autori korqar Kristo Floqi pritet që të shfaqet në Zurich të Zvicrës.
“Vëllazëri e interes” është një tjetër kryevepër në ardhje e skenaristit dhe regjistorit Adem Kicaj, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në dramën e luajtur nga studentët e akademisë së aktrimit në Zvicër bëhet fjalë për dy vëllezër të cilët janë pjesë e një miti shqiptar për të vërtetuar dashurinë e pastër, apo interesin e parave që vjen nga Amerika.
Një mit shqiptar i krijuar ndër vite që hynë në shtëpitë e shumë familjeve shqiptare, tashmë në një dramë televizive. Në kastën e aktorëve të cilët janë pjesë e filmit janë emrat si Musa Sylejmani, Ina Gjoka, Remzi Durmishi, Isak Buzhala, Besa Rraqi, Erlina Rraqi, Fetija Ibraj, Princ Sylejmani, Redon Durimishi, e Labinot Qerkezi. /Gazeta Enigma/