Klubi Futbollistik “Ballkani” është shpallur kampion për herë të dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e fundit e këtij kampionatit Ballkani do ta zhvilloj ndaj Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.
Klubi suharekas do ta festonte titullin kampion në Gjilan pasi që kanë qenë mysafirë, por Gazeta Enigma mëson se me pajtimin e dy klubeve ndeshja e fundit do zhvillohet në Suharekë.
Pasi që dy klubet janë pajtuar që kjo ndeshje të luhet në Suharekë edhe FFK-ja e ka miratuar një gjë të tillë.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit do të luhet ditën diele me fillim nga ora 15:00.
Gjithashtu pas ndeshjes skuadra suharekase do ta festojë titullin kampion në qytet.
/Gazeta Enigma/