Sot i është dhënë lamtumira e fundit fëmijut 4 vjeçar, Ylli Mehana, nga fshati Akrashticë e Komunës së Vushtrrisë.
Vogëlueshi kishte rënë në kanalin e ujit të Iber-Lepencit, pasi kishte dalur me bagëti ndërsa ishte gjetur në fshatin Bukosh nga ekipet e kërkim shpëtimit të FSK.
Dhimbja është e madhe tek familja dhe ndërsa as kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi nuk mundi t’i mbajë lotët.
Numri i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit ishte shumë i madh, ndërsa secili mundohej ta ngushëllonte familjen e vogëlueshit.