Historia e Nitës dhe Shpatit ishte një prej më të diskutuarave në shtëpinë e “BBVIP”, jo se mes tyre ndodhi dicka gjatë reality show-t, por sepse para hyrjes aty, këngëtarja dhe gazetari kishin pasur një njohje të shpejtë, ndërsa në program ata patën edhe përplasje me akuza të ndërsjellta që përdorën njëri-tjetrin për lojë, madje Shpati mendoi në një pikë që Nita (dhe Dea) ishte arsyeja pse u largua nga formati.
Megjithatë pas përfundimit të lojës, duket se ata janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia që kanë është rikthyer aty ku ishte, madje mund të ketë shkuar në një nivel tjetër.
Kështu, e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, Nita konfirmoi se nuk ka qenë dhe as është e lidhur me Shpatin, megjithatë nuk do i thoshte “JO” mundësisë për të pasur dicka me të.
E duket se Nita nuk ka gënjyer aspak, pasi një video që po qarkullon në TikTok së fundmi tregon pikërisht dyshen që janë “kapur mat” në një kafene, teksa kanë qëndruar dhe janë larguar bashkë nga ambienti.
Ndoshta ata kanë vazhduar të sqarohen, ndoshta kanë dalë thjesht si miq, ose ndoshta ka vërtetë dicka mes tyre, këtë gjë mund ta konfirmojnë vetë protagonistët. Deri atëherë le të mendojmë se cdo gjë është e mundur.