Gjilan: I kërkuari me urdhëresë të Gjykatës sërish i ik Policisë, i bën për spital zyrtarët policorë

Gjilan: I kërkuari me urdhëresë të Gjykatës sërish i ik Policisë, i bën për spital zyrtarët policorë

Mediat në vazhdimësi kanë raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë.

Në pranga përfundoi për pak edhe një person që po kërkohet me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Sinjali mëson se dje paradite, dy zyrtarë policorë kanë hasur në personin e kërkuar dhe të njëjtin kanë tentuar që ta arrestojnë duke e larguar nga vetura e tij.

Por 41-vjeçari ka refuzuar që të dorëzohet dhe për t’iu shmangur arrestimit ka nisur veturën e tij, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policorë.

Këta të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa i dyshuari ia ka arritur që të arratiset.

Po ashtu, i dyshuari ka goditur me veturën e tij edhe veturën private të policëve që tentuan që ta arrestojnë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Related Articles