Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Enigma.
09:00
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e pandemisë, procesin e vaksinimit si dhe strategjinë legjislative të ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)
09:00
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), organizon punëtorinë “Roli i inspektorëve të pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
09:30
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershor, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës, viziton Qendrën Klinike Universitare. (Reparti i Pediatrisë)
09:30
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) mban konferencë për medie me rastin e Ditës së Fëmijëve. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi raporton ministrja Rozeta Hajdari, për planin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit formon grupin punues për shqyrtimin e propozimeve për anëtarë të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe shqyrton kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me caktimin e përfaqësuesit për përfshirje në grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506)
10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurën Penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203)
10:00
Drejtoria e Kulturës dhe ajo e Sportit në Komunën e Prishtinës mbajnë konferencë për medie për të shpalosur organizimin e aktiviteteve socio-kulturore e sportive në kryeqytet. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë)
10:00
Me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Handikos mban konferencën për lansimin e fushatës “Bëhu mburoja ime!”. (Qendra Handikos, “Veternik”, Prishtinë)
10:00
Gazmend Qyqalla iu drejtohet medieve pas denoncimit të rasteve të kërcënimeve ndaj tij pas pjesëmarrjes së tij në protestën e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në solidarizim me popullin palestinez. (Para Stacioni i Policisë, Fushë-Kosovë)
10:30
Ministria e Zhvillimit Rajonal, dhe AZhR Qendër, promovojnë dokumentin “Strategjia për Zhvillim Rajonal”. (Restorant “Rings”, sheshi Nënë Tereza, Prishtinë)
10:40
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer mbajnë konferenë për medie. (Oborri i Zyrës së BE-së)
11:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton vendimin e Qeverisë, për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë si dhe shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)
11:00 – 12:30
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë komunën e Prizrenit.
Agjenda:
11:00 – Përurimi i çerdhes së parë publike në lagjen “11 Marsi”,
12:00 – Vizitë te Parku i Biznesit,
12:30 – Vizitë në fshatin Kabash.
11:00
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj prezanton projektin “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)
11:30
Me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Handikos vendos dy instalacione, kukulla me thënie të fëmijëve, viktima të dhunës në familje. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
13:00
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Prishtinë)
13:00
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi prezantohet Raporti i Implementimit për Kosovën, nga Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, me temë “Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian të energjisë: Gjendja e zbatimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204)
13:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2020. I ftuar drejtori. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)
14:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Qendrën Burimore “Përparimi”. (Rruga “Tahir Zajmi“, Prishtinë)
14:00
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i Akademisë, Vushtrri)
15:00
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kuvendi hap dyert për fëmijët. (Ndërtesa e Kuvendit)
17:30
Në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, emblemës teatrore dhe kinematografike të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në 85-vjetorin e lindjes së tij, organizon një ceremoni përkujtimore. (Kino Armata, Prishtinë)
20:00
ETEA organizon premierën e 4 filmave të metrazhit të shkurtër, përmes së cilëve trajtohen ngacmimet dhe konfliktet brenda institucioneve edukative-arsimore. (Kino “Armata”, Prishtinë)