Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dhënë detaje nga agjenda që e ka sot komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka shkruar se ndjehet mirë që e mirëpret në Kosovë Vahhelyin.
Ndër të tjera, ai Szunyog ka shtuar që Varhelyi do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bilimin, kabinetin e ministrave.
Po ashtu, Varhelyi gjithashtu do ta vizitojë Mitrovicën veriore.