Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka qëndruar në Mitrovicë të Veriut pasdite.
Ai është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, ku ka përmendur edhe procesin e formimit të Asociacionit.
“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizim dhe përparim të Kosovës në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Varhelyi në Twitter pas takimit me Rakiqin.
Ai ka thënë se me Rakiqin kanë diskutuar edhe për mbështetjen e BE-së për rajonin.