Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.
Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Osmani ka thënë se është me rëndësi të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.