Serbët ia thyejnë xhamat një veture të Policisë së Kosovës (Pamje)

Serbët ia thyejnë xhamat një veture të Policisë së Kosovës (Pamje)

Dhjetëra serbë janë mbledhur para objektit të komunës së Zveçanit për të penguar hyrjen e kryetarit të sapo zgjedhur në zyre.

Ata kanë kundërshtuar me dhunë hyrjen e tij në objekt duke hedhur gaz lotsjellës, duke gjuajtur me armë zjarri e duke djegur e dëmtuar veturat zyrtare të policisë së Kosovës. Një veturë e policisë është përfshirë nga flakët janë hedhur edhe shok-bomba.

Policia e Kosovës përdori edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Related Articles