Java e fundit në Superligën e Kosvës në futboll, këto gjyqtarë do t’i gjykojnë ndeshjet kryesore

Java e fundit në Superligën e Kosvës në futboll, këto gjyqtarë do t’i gjykojnë ndeshjet kryesore

Të dielën më 28 maj do të luhet java e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Ballkani” tashmë veçse është shpallur kampion i Kosovës dhe se trofeu do t’i dorëzohet nesër. Ballkani do të përballet me skuadrën e Gjilanit.

Ndeshje interesante të kësaj jave janë Trepça ’89 – Prishtina dhe Ferizaj – Dukagjini.

Në Mitrovicë gjyqtar kryesor do jetë Visar Kastrati me asistentët Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni, gjyqtar i katërt është Dardan Caka. Në VAR do të jetë Alban Shala me Meriton Berishën.

Në ballafaqimin tjetër të zjarrtë mes Ferizajt dhe Dukagjinit, ‘bilbili’ kryesor i është besuar Mervan Bejtullahut me asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, gjyqtar i katërt Ilir Mehmeti. Në VAR do jetë Bardh Ajeti dhe Drilon Rexhepi.

Më poshtë i gjeni delegimet e plota: /Gazeta Enigma/

Related Articles