Kanë përfunduar pjesët e para në pesë takimet të Superligës së Kosovës ndërkohë dy tjera janë duke u zhvilluar.
Gjilan dhe Ballkani janë ndarë në paqe në 45 minutat e para me rezultat 0-0.
Në anën tjetër Malisheva – Llapi dhe Drenica – Drita kanë luajtur me rezultat po të barabartë 1-1.
Ferizaj po fiton ndaj Dukagjinit me golin e Shabanit, kurse Prishtina po mposht Trepçën ’89 me golin e shënuar nga pika e bardhë me Kryeziun.