Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, ka folur për miqësinë e tij me reperin Jay-Z.
Ai tregoi se si amerikani e ndihmoi atë të qëndronte i duruar dhe të punonte shumë për synimet e tij.
“Muzika është një mënyrë për ta mbajtur veten të lidhur me vështirësitë që kam kaluar në jetën time,” tha Lukaku për La Gazzetta dello Sport.
Sulmuesi tha se se ai ka arritur aty ku është me mënyrat që i kishte treguar Jay-Z, shkruan Football Italia.
28 vjeçari u transferua në Inter në verën e vitit 2019 dhe që atëherë ka shënuar 64 gola në 95 ndeshje.