IndeksOnline raportoi ekskluzivisht se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mëngjesin e sotëm ka ardhur në Kosovë.
Ai ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari” me një aeroplan privat në orën 10 e 35 minuta ndërsa pritet që sonte rreth orës 18:00 të kthehet sërish për në Hagë.
Fluturimi është realizuar nga aeroporti i Rotterdamit në Holandë direkt në Prishtinë.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije, se arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte disa probleme shëndetësorë.
Kësisoj, kjo është ardhja e parë e Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020.
Procesi gjyqësor në rastin e tij dhe krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur pak muaj më parë.