Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që menjëherë të përmbahen nga veprimet që nxisin tensione apo nxisin konflikt.
Kështu ka deklaruar Hill për mediumin serb Tanjug.
Hill tha gjithashtu se sot ka qenë në kontakt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar me të për ngjarjet në veri të Kosovës dhe ndikimin e tyre të mundshëm në të ardhmen e Serbisë.