Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit ka vizituar Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Nagavci me këtë rast u ka premtuar nxënësve të kësaj shkolle realizimin e synimeve të tyre dhe bashkëpunimi në të ardhmen.
Madje ajo tha se prioritet i përditshëm është ngritja e cilësisë së mësimdhënies.
“Sot është nder që jam këtu duke ju dëshiruar shëndet dhe shumë suksese, duke ju garantuar bashkë me bashkëpunëtorët e mi që Qeveria Kurti do të punojë fort në synimet e juaja, kështu që shumë suksese tutje”.
“Ky gjimnaz e ka dëshmuar se ka qenë të rregullt gjatë pandemisë, prioritet i përditshëm është edhe ngritja e cilësisë së mësimdhënies andaj objektivat tona do të jenë më lehtë të realizueshme në këtë aspekt”, tha Nagavci.