Asnjë vdekje dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë vdekje dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nuk është regjistruar asnjë vdekje gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Enigma.

Ndërsa, nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa 177 qytetarë janë shëruar.

Ndryshe, në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.

#Bashkëiadalim 01 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë…Posted by Ministria e Shëndetësisë on Tuesday, June 1, 2021

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 2043.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles