SC Gjilani dhe FC Prishtina do të përballen këtë edicion në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje do të luhet më 5 qershor 2023 në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Enigma.
Skuadra e Gjilanit kërkon që të triumfojë pas 23 viteve dhe trofeun ta sjellë në qytetin e Gjilanit.
Interesimi për ta parë këtë ndeshje nga afër është shumë i madh e sidomos nga tifozët gjilanasë të cilët e kanë pritur këtë finale që shumë vite.
Gazeta Enigma mëson se shumë përkrahës të Gjilanit tashmë veçse kanë rezervuar bileta avioni që të udhëtojnë nga Evrope e drejt në “Fadil Vokrri” për t’i përkrahur ngjyrat e zemrës.
Gjithashtu mësohet se biletat për sektorin e Veriut ku do jenë të vendosur “Skifterat” pritet të dalin në shitje gjatë ditës së nesërme (31 maj).
/Gazeta Enigma/