Sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan

Sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan

Përleshje të reja kanë ndodhur në mes të serbëve dhe KFOR-it në Zveçan.

Kështu bëjnë të ditur gazetarët e T7 që ndodhen në terren. Gazetarët po hasin në probleme që të kryejnë punën e tyre dhe të sjellin pamje nga vendi i ngjarjes.

“Para pak minutave qytetarët serbë kanë sulmuar edhe një herë ushtarët e KFOR-it. Drejt tyre u hodhën molotov dhe fishekzjarrë e shok bomba. Gjatë tërë ditës në Zveçan ka pasur kërcënime ndërsa në orën 4 protestuesit janë larguar, fillimisht”, tha gazetari.

“Në momentin kur filloi përleshja, ishin ushtarët e KFOR-it që urdhëruan mediat që të largohen nga zona”, shtoi ai.

Related Articles