Deputeti gjerman, Michael Roth, ka komentuar ngjarjet e fundit në veriun e vendit, ku protestues serbë kanë sulmuar dhunshëm forcat e KFOR-it, duke lënë së paku 30 të lënduar.
Ai specifikisht ka komentuar një fotografi që po qarkullon në rrjet, e ku thuhet se një person me shkop në dorë që shihet teksa sulmon ushtarët e KFOR-it është polic i Serbisë.
“Supozoj të jetë rrenë! Nëse jo, është skandaloze”, ka shkruar Roth në Twitter, duke shpërndarë një postim ku jepen detaje për personin në fjalë.
E këtij shkrimi i ka reaguar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili i konfirmon atij se lajmi është i vërtetë.
“I dashur Michael Roth, nuk është i rremë. Në të vërtetë, është një fakt i konfirmuar. Dragani është një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Një foto vlen sa një mijë fjalë”, shkroi Ajeti në Twitter, duke iu përgjigjur deputetit gjerman.
Në rrjet ka nisur të qarkullojë një fotografi me disa të dhëna për personin në fjalë, se është polic i Serbisë, gjegjësisht nga qyteti Rudar