Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar në Moldavi, me presidentin ukrainas, Volodimyr Zelensky.
Ajo ka thënë se Zelenskyt i ka shprehur solidaritetin në atë të cilën po kalon Ukraina, dhimbjen dhe luftën e së cilës e askush s’e kupton më shumë sesa populli i Kosovës.
”Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë presidentit ukrainas, Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë. SlavaUkraina (Rroftë Ukraina)”, shkruan presidentja Osmani në cicërimën e saj në tëitter, ndërsa ndan edhe flamujt, të Kosovës dhe atë të Ukrainës.