Skuadra e Ferizajt ka reaguar pasi pësoi humbje në barazh nga Liria.
Ferizaj ka falënderuar tifozët për mbështetjen që u kanë dhënë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Faleminderit që na qëndruat afër. Shihemi në ditë më të mira”, shkroi Ferizaj në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, Liria u inkuadrua në Superligën e Kosovës, pasi e mposhti Ferizajn, me anë të penaltive.