Gjatë muajit prill në Kosovë njoftohet se janë braktisur tre fëmijë nga regjione të ndryshme të vendit, raporton Gazeta Enigma.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ku raportohen braktisjet e fëmijëve në baza mujore, thuhet se të tre fëmijët e braktisur janë të gjinisë femërore.
Numri i fëmijëve te braktisur vie nga këto komuna: Komuna e Ferizajt – një fëmijë, një nga Malisheva dhe një nga Juniku.
Sipas të dhënave, gjatë periudhës janar-prill raportohet se janë braktisur gjithsej dhjetë fëmijë. /Gazeta Enigma