Ramadani optimist: Do ta mundim Prishtinën, “Skifterat” i kemi mbështetje të madhe!

Ramadani optimist: Do ta mundim Prishtinën, “Skifterat” i kemi mbështetje të madhe!

Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll. Gjilani do të përballet me Prishtinën në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, nga ora 18:00.

Në një prononcim për IndeksOnline, futbollisti i Gjilanit, Arbnor Ramadani,  ka thënë se ekipi i tyre është gati për ‘’finalen e madhe’’, dhe se besojnë se do ta fitojnë ndeshjen dhe ta dërgojnë trofeun e Kupës në Gjilan.

‘’Siç e dini, finalja do të luhet mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku do të jetë një ndeshje mjaftë e vështirë por që ne jemi një skuadër që me meritë kemi arritur deri këtu, dhe normalisht që jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Shpresojmë dhe besojmë që do të triumfojmë me rezultat pozitive dhe qytetit të Gjilanit ti sjellim Kupën e Kosovës, pra finalja duhet të fitohet patjetër’’, tha ai.

Arbnor Ramadani, ka fituar dy herë radhazi trofeun e Kupës me Llapin, nëse e fiton edhe me Gjilanin do të jetë tre here radhë fitues i Kupës së Kosovës, ai ka thënë se shpreson që ta ketë fatin si me Llapin vitet e kaluara, dhe se njëherë nuk e mendon largimin nga klubi i Gjilani.

‘’Dy vite kemi qene fitues te kupës me Llapin, tash është hera e tretë radhazi që jam në finale, por këtë herë me Gjilanin. Shpresojë që të kemi fatin që kamë pasur të Llapi dhe ta fitojmë këtë finale, pasi që për mua si futbollistë dhe karrierën time do të jetë një motiv shtesë për vazhdimësi dhe suksese pasi që momentalisht kam kontratë me Gjilanin dhe besoj që do ta vazhdoj të qëndroj këtu, gjithçka do të kuptohet më mirë pas ndeshjeve evropiane se si do të shkojë punët dhe si do të vije e ardhmja’’

Gjilanasi në lidhje me tifozërin e klubit, tha se presin numër të madh të ‘Skifeterave’, dhe se do të luajnë për ta pasi që ata gjithmonë kanë qenë afër klubit.

‘’Skifterat gjithmonë kanë qenë për Gjilanin lojtari i 12-të në fushë, ‘Skifterat’ kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe edhe këtë herë ata do të mundohen të jenë në numër sa më të madh në këtë finale, ne si klubi i Gjilanit do të luajmë për ta, do të mundohemi me të gjitha forcat tona ta fitojmë ndeshjen dhe tifozëve të ua kthejmë dashurinë që kanë ndaj klubit me një kupë’’, tha ai për IndeksOnline.

Related Articles