Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka njoftuar se ka bërë kërkesë që sot me urgjencë të trajtohet çështja e Kosovës gjatë punimeve të Dhomës së Ulët në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
Pyetja e Kearns për Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme do të fillojë në orën 16:30 sipas orës lokale në Kosovë.
Në njoftimin e saj thuhet se Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës për Kosovën.
Kërkesa urgjente e Kaerns është pranuar për të kërkuar qëndrimin e Sekretarit të Shtetit për Kosovën është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Dhomës së Ulët të Parlamentit.