Faton Peci, Ministri i Bujqësisë, përmes Facebook, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, pasi ky i fundit e kritikoi se po merret me çështje të inspektorëve e jo me investime të bujqësisë, raporton Gazeta Enigma.
Peci, ka shkruar se është ‘hera e fundit që polemizoj me një analfabet’, duke shtuar se nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë sepse ka pasur aplikim për subvencione.
Shkrimi i plotë:
“Hera e fundit që polemizoj me një analfabet!
Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione!
Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”. /Gazeta Enigma