Ulej në kryevend. Ishte aty thuajse në çdo seancë.
Por, për shkak të pozitës që mbante, emri i tij rrallë që përmendej.
Kur kjo ndodhi një herë, muhabeti ku u përfshi emri i sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, s’kaloi në heshtje.
Por, ky disponim s’e përcolli atë gjithmonë gjatë 16 vjetëve e 10 muajve punë në parlament.
Krasniqi përjetoi situata edhe jo të këndshme e të rrezikshme, si ajo me gazin lotsjellës.
Krejt këto i mbesin kujtim i punës gati dydekadëshe prej të cilës po pensionohet. Këtë e bëri të ditur kreu i kuvendit në mbledhjen e kryesisë të hënën.