Gazmend Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka kërkuar që të raportoj për situatën e sigurisë në veri me dyer të mbyllura për medie në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, raporton Gazeta Enigma.
Ai, ka deklaruar se edhe këtë vit jemi përball me situata të rënda në fushën e mbajtjes të rendit dhe sigurisë publike sidomos në veri të vendit duke shtuar se Policia e Kosovës me përkrahjen edhe të institucioneve tjera shtetërore dhe qytetarëve ka arritur të menaxhojë situatën me maturi dhe profesionalizëm.
“Për shkak të ndjeshmërisë në veri të vendit do të preferoja të kalojmë në një seancë të mbyllur. Fatkeqësisht edhe këtë vit jemi përball me situata të rënda në fushën e mbajtjes të rendit dhe sigurisë publike sidomos në veri të vendit, me aktivitetit të cilat kanë pas për qëllim pengimin në zbatimin e ligjit të barabartë për të gjithë qytetarët. Policia e Kosovës me përkrahjen edhe të institucioneve tjera shtetërore dhe qytetarëve ka arritur të menaxhojë situatën me maturi dhe profesionalizëm”.
Hoxha ka thënë se fal angazhimit të tyre është shtuar aktiviteti policorë në parandalimin e krimit, dhe aktiviteteve tjera të jashtëligjshme.
“Kemi pasur bllokim të rrugëve përmes barrikadave, aktivitete penguese përmes zyrtarëve policorë, por edhe aktivitete tjera kriminale. Fal angazhimit tonë është shtuar aktiviteti policorë në parandalimin e krimit, dhe aktiviteteve tjera të jashtëligjshme. Janë mbyllur rrugët ilegale në veri të cilat janë shfrytëzuar nga strukturat kriminale për aktivitete të kontrabandës kufitare. Në atë zonë ne kemi rritur kapacitetet tona, si në infrastrukturë por edhe në burime njerëzore”.
Ai ka theksuar gjithashtu se kemi disa rezultate pozitive siç janë ulja e numrit të vrasjeve, veprave penale të grabitjeve, vjedhjeve dhe të tjera, fal punës së tyre.
“Gjatë vitit të kaluar falë punës dhe parandalimit të dukurive negative kemi disa rezultate pozitive siç janë ulja e numrit të vrasjeve, veprave penale të grabitjeve, vjedhjeve dhe të tjera, ndërsa është rritur numri i rasteve të dhunës në familje”. /Gazeta Enigma