Abdixhiku pas takimit me Escobar e Lajçak: Kosova është në gjendje të paprecedent, presidentja të jetë më e zëshme

Abdixhiku pas takimit me Escobar e Lajçak: Kosova është në gjendje të paprecedent, presidentja të jetë më e zëshme

Ka përfunduar takimi në mes të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, me krerët e opozitës, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas këtij takimi, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se Kosova gjendet në një moment kritik dhe të paprecedent në historinë e saj, i cili i ka bërë thirrje edhe presidentes Vjosa Osmani, që të jetë më e zëshme.

“I bëj thirrje presidentes që të jetë më e zëshme më e qartë në këtë moment kritik të Republikës së Kosovës…..Mocioni realizohet kur ka gjasë, kur ka votë. Ju e dini numrin e opozitës. Pra ne nuk jemi për deklarime politike, e për beteja politike, jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe jemi të shqetësuar rrugën që duhet ta kemi përpara bashkë me aleatët. Për këtë gjendje ne kemi preokupim. Tani besoj që do t’i keni edhe deklaratat e emisarëve, sepse unë nuk i bëj politikat e Bashkimit Evropian…. si parti opozitare po e ngris shqetësimin për gjendjen e paprecedent historike në të cilën është Kosova”, deklaroi Abdixhiku pas takimit. 

VIDEO

Related Articles