I dehur e sulmon bashkëshorten, arrestohet nga Policia

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se i dyshuari mashkull nga Ferizaji, nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij, raporton Gazeta “Enigma”.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndonëse viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

LEXO EDHE: Prishtinë: I dehuri sulmon me thikë dy persona

“Fsh. Dubravë, Ferizaj 01.06.2021-21:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima nga sulmi nuk ka pasur lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Enigma.

Related Articles