Prishtinë: I dehuri sulmon me thikë dy persona

Prishtinë: I dehuri sulmon me thikë dy persona

Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjet të fortë-thikë, dy persona të tjerë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Enigma.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:05 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjet të fortë-thikë, dy viktimat meshkuj  kosovarë  të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Nuk dihet motivi i incidentit. Me  urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma/

Related Articles