Mehaj takohet me Clark, flasin rreth situatës së tanishme në vend

Mehaj takohet me Clark, flasin rreth situatës së tanishme në vend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka biseduar me gjeneralin Wesley Clark.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se me Clark kanë diskutuar për situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve.

“Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm. Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes. Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Related Articles