Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjin i cili mundëson mërgimtarëve të drejtën për të votuar në ambasada dhe konsullata.
Pro Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë ishin 79 deputetë, tri abstenime dhe asnjë votë kundër këtij ligji.
Kujtojmë se më herët, mërgimtarët kanë pasur mundësi të votojnë vetëm përmes postes dhe jo në ambasada a konsullata.