Siç raportohet, një burrë është arrestuar nga Policisa e Kosovës gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur një fëmijë në fshatin Magurë të Lipjanit.
Brenda Prokurorisë bëjnë me dije se 54-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht 11-vjeçarin gjatë kohës që ai ishte në shkollë.
Si pasojë e dhunës, i mituri ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë bashkë me nënën e tij kanë dhënë dëshminë në stacion policor dhe si rrjedhojë i dyshuari është arrestuar nga Policia.
Gjatë intervistimit, i dyshuari para hetuesve policorë ka deklaruar se ka dyshuar që i mituri ia ka vjedhur kuletën në treg, shkruan ‘Sinjali’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.