Manchester City dhe Inter do të përballen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, me synimin për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.
“Citizens” u hakmorën ndaj Realit të Madridit për eliminimin e një viti më parë, duke siguruar finalen e kompeticionit për herë të dytë në harkun e tre viteve, kurse Interi e mposhti Milanin në dy ndeshjet e gjysmëfinales.
Manchester City shkon kështu në finale, ku do të kërkojë triumfin, për të kompletuar “tripletën” e famshme, në anën tjetër, Interi kërkon lavdinë në krye me ekspertin e finaleve, Simone Inzaghi.
Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme në “Atatürk Olympic Stadium”, me ndeshjen që do të fillojë në ora 21:00, me Stambollin që ka dhuruar gjithmonë emocione të mëdha në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.
Ja formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson; Akanji, Stones, Rúben Dias, Aké; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.
Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.