Kurti pyetet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, nuk flet para gazetarëve

Kurti pyetet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, nuk flet para gazetarëve

Kryeministri Albin Kurti sot ka qenë për vizitë dhe përurim të rezonancës magnetike në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në konferencën për media, ai u pyet nga gazetarët për politikë dhe nuk pranoi të flasë.

Gazetarja e pyeti: Kryeministër a do të mbahen zgjedhje në veri? Pas këtij, momenti Kurti u largua duke mos u përgjigjur në pyetje.

Ndërkaq, para kësaj ai ka thënë se rezonanca magnetike është e nevojshme për këtë spital.

“Pas funksionalizmit të rezonancës magnetike më Spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në spitalin Pediatrik, këtu në QKUK. Ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit”.

“Në njërën anë, ne dëshirojmë që të kemi sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientë e të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurtra të pritjes për pacientet”, ka thënë Kurti

Teksa, i ka falënderuar të gjithë doktorët, mjekët dhe infermierët e Spitalit Pediatrik./

Related Articles