Feronikeli 74 ka mbetur pa trajner, pasi kryetrajneri i kësaj skuadre Granit Begolli ka dhënë dorëheqje, shkruan Gazeta Enigma.
Është vet Begolli që ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga klubi nga Drenasi.
Begolli ka bërë të ditur se klubi ia kishte ofruar mundësinë që ta drejtoj klubin edhe në sezonin e ri në Superligë, por e ka refuzuar këtë mundësi.
Kujtojmë që Feronikeli 74 u inkuadrua në Superligë pasi u shpall kampion në Ligën e Parë Grupi A.