Para pak çastesh u raportua se mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila është paraparë të mbahet ditën e nesërme në Gjakovë është anuluar.
Ndërkohë në një përgjigje për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, deklaroi se mbledhja nuk është anuluar dhe se gjithçka është gati për nesër.
“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uverturë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka thënë Kryeziu për Enigmën./GAZETAENIGMA/