Asnjë vdekje nga COVID-19, 18 raste të reja në Kosovë

Asnjë vdekje nga COVID-19, 18 raste të reja në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

02 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive është 1.822.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Related Articles