Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, vlerësoi që Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme që brenda një kohë të shkurtër, t’i zhdukë strukturat kriminale.
Në diskutim për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat speciale serbe në Leposaviq, Basha tha se tani është momenti ku Serbia është duke humbur fuqi.
“Policia e Kosovës ka mjaftueshëm kapacitete për me i zhdukë këto struktura kriminale për një kohë shumë të shkurtër. Ta krijojmë një atmosferë ku i luftojmë këto banda kriminale që ose kanë me përfundu në burg, ose kanë me ik në Serbi, sepse s’ka zgjidhje tjetër. Është momenti i fundit ku Serbia është duke humbur fuqi. Do të thotë Serbia e humb fuqinë në veri të vendit, Lista Serbe po e humb pushtetin brenda veriut”, deklaroi Basha në emisionin “Këndi i Debatit”.
Më tej, Basha tha se mund të bëhen dy gabime në qoftë se Qeveria e Kosovës tërhiqet nga veriu.
“E para, i dështojmë qytetarët serb që duan të jetojnë në veri dhe e dëshpërojmë edhe Policinë e Kosovës”, shtoi tutje Basha në Tëvë1.