Krasniqi kërkon që kryeministri Kurti të raportojë në Kuvend për gjendjen e sigurisë në veri

Krasniqi kërkon që kryeministri Kurti të raportojë në Kuvend për gjendjen e sigurisë në veri

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,  e ka cilësuar rrëmbimin e tre policëve në veri nga Policia e Serbisë si akt agresioni kundër Republikës së Kosovës.

Krasniqi, në seancën e kuvendit, tha se dje ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë në veri the ka cilësuar se është e paekuivoke shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial.

”Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është një akt agresioni kundër Republikës sonë. Është e paekuivoke shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial. Në këtë moment përtej qëndrimeve e vlerësimeve të kujtdo prioritet i prioriteteve duhet të jetë kthimi i policëve tanë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre duke garantuar shëndetin dhe sigurinë e tyre”, tha kreu i PDK-së.

Krasniqi, ka ftuar kryeministrin Kurti në një seancë të veçantë lidhur me rrëmbimin e policëve dhe gjendjen e sigurisë në vend.

”Andaj, i nderuar kryetar, unë ju ftoj që ju në emër të Kuvendit të Kosovës të kontaktoni me kryeministrin Kurti, që ta ftojmë të vijë sot në një seancë të veçantë për të raportuar se cilat janë veprimet e qeverisë që janë duke i ndërmarrë për kthimin e policëve tanë, por edhe për situatën e sigurisë në përgjithësi në veriun e vendit”, shtoi ai. /Gazeta Enigma

Related Articles