Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka kërkuar nga mekanizmat ndërkombëtar që të vizitohen zyrtarët policor të privuar nga liria nga autoritetet e Serbisë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo organizatë ka shprehur shqetësim për mungesën e informacionit rreth vendndodhjes dhe gjendjes së zyrtarëve policor.
“Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) me vëmendje po i përcjellë ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, dhe me shqetësim ka pranuar lajmin për privimin nga liria të tre zyrtarëve policor.
Tre zyrtarët e policisë së Kosovës më 14.06.2023 janë privuar nga liria nga ana e autoriteteve të Serbisë, ku për vendndodhjen dhe statusin e tyre ende nuk dihet.
Duke pasur parasysh raportet me Serbinë si dhe kontekstin politik, QKRMT mbetet e shqetësuar për mungesën e informacionit rreth vendndodhjes dhe statusit të tre zyrtarëve policor, andaj me qëllim të parandalimit të torturës dhe çfarëdo forme të keqtrajtimit ndaj tyre, QKRMT u është drejtuar me kërkesë zyrtare mekanizmave ndërkombëtare që të interesohen për vendndodhjen e tre zyrtarëve policor, dhe të njëjtin të vizitohen nga mekanizmat ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
QKRMT i ka shkruar edhe Komitetit të Helsinkit në Serbi që të vizitohen tre policët e rrëmbyer.
“Kërkesat për vizitë të zyrtarëve policor, QKRMT i ka drejtuar tek: ???????????????????????????????? ???????????????????????????????????????????????? ???? ???????????????????????? ???????? ???????????? (????????????????), ???????????????????????????????? ???????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????? (????????????) ???????? ???????????? ???????????????????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????????? ???????? ???????????????????? ????????????????????????, Ç???????????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????????? (????????????), – mekanizma ndërkombëtar që kanë për mision vizitat në çdo vend ku mbahen personat e privuar nga liria.
Po ashtu, QKRMT i ka shkruar edhe ???????????????????????????????????? ???????? ???????????????????????????????????? në Serbi që të vizitohen tre zyrtarët policor të privuar nga liria”, njofton QKRMT.
Organizata pret që mekanizmat ndërkombëtar t’i vizitojnë zyrtarët policor të privuar nga liria dhe sa më parë të njoftohemi rreth vendndodhjes dhe gjendjes së tyre. /Gazeta Enigma