Gazeta Express, duke u thirur në burimet saj, raporton se një letër nga tre liderët më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, ka mbërritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas këtij mediumi “Një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni” është dërguar në zyrën e Kurtit.
Tutje, raportohet se letra është e ngjashme me përgjigjen e Josep Borrellit, përfaqësues i lartë për Politikë të Jashte i BE-së, e cila përgjigje u bë publike nga zyrtarët e BE-së. Megjithatë, letra e Macronit, Schzolit e Melonit nuk ka kërkesa të detajuara.