Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve kosovarë sot në Leposaviq dhe rrahjes brutale të kameramanit të RTK-së nga prostesues serbë.
I pari i Kuvendit ka dënuar ashpër këtë akt, i cili ka kërkuar që kriminelët të dalin para drejtësisë.
Sipas Konjufcës, Serbia po dëshiron me çdo kusht ta përshkallëzojë dhe ta destabilizojë gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Ai tha se sulmi i sotëm i grupeve të maskuara kriminale ndaj gazatarëve, tregon se Beogradi nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe shenjë ndaj këtyre grupeve që i menaxhon për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës.
Kryeparlamentari ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të shkojnë presionin ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, është shkaktarja e tensioneve.
Postimi i plotë: