Dalin detaje nga aksidenti në Lepenc: Vetura dyshohet se tejkaloi kolonën dhe shkaktoi aksidentin

Dalin detaje nga aksidenti në Lepenc: Vetura dyshohet se tejkaloi kolonën dhe shkaktoi aksidentin

Po vazhdojnë kërkimet për tre shtetasit e Kosovës të zhdukur në lumin Lepenc afër Shkupit, disa kilometra larg vendkalimit kufitar mes dy shteteve në Bllacë, ku ndodhi aksidenti.

Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) ka thënë se kërkimet po zhvillohen në kushte jashtëzakonisht të vështira.

“Lumi është i thellë dhe shumë i shpejtë që paraqet rrezik për zhytësit”, tregoi ai.

Sipas informacioneve fillestare nga Prokuroria Themelore Publike, deri te aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit “folksvagen turan” me targa të Maqedonisë së Veriut ka tejkaluar një kolonë veturash.

“Në momentin kur ka arritur paralelisht te vetura me targa të Kosovës “BMW” e cila ka lëvizur në të njëjtën kolonë, dy veturat janë afruar dhe janë përplasur njëra me tjetrën, pas së cilës vetura me targa të Kosovës me katër udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thuhet në kumtesën e PP.

Gjithashtu, theksojnë se shkaqet e përplasjes janë ende duke u konstatuar.

Related Articles